Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos ka uruar kryeministrin Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në “X”, komisionerja shkruan se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Më tej shkruan se momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real dhe duhet shfrytëzuar.

Postimi i Marta Kos:

Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real, le ta shfrytëzojmë së bashku!

Artikulli paraprakMORI MANDATIN E DEPUTETIT/ REAGON PËR HERË TË PARË ADRIATIK LAPAJ
Artikulli tjetërHUMBJA NË ZGJEDHJE! BERISHA MBLEDH DREJTUESIT POLITIKË