
Rama ka nisur takimet kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve prej orës 10:00 për të diskutuar rreth emrave me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Deri në orën 11 kanë qenë Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkur të Gjirokastrës.
Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës dhe Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit.
Ndërkohë takimi vijon me Benet Becin, drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës.
Mirela Kumbaro u largua në orën 11:05 ndërsa i pari që u largua nga vila 30 ishte Blendi Klosi.