Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij. Gjatë një interviste ai tha se Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn, në funksionin e kryetarit të komanduar, por është përgjegjësi personale e kryetarit të zgjedhur me votë të nënshkruajë këtë deklaratë.

“Nuk dimë faktet, me siguri mund të thuhet se kjo deklaratë duhet të paraqitet nga kryetari i partisë politike. Nëse në gjykata rezulton një emër dhe një mbiemër i kryetarit të asaj partie, duhet të jetë nga ai nënshkrimi”.

Mungon dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës, shton kreu i KQZ-së dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”. I pyetur, nëse Partia Demokratike rrezikon regjistrimin, në rast se Basha nuk sjell një deklaratë të tillë, Celibashi tha: “Në vendimin e sotëm, u tha qartë se ia kthyem PD-së dokumentacionin për plotësim, duke i thënë se deklarata e partisë nuk është në përputhje me ligjin dhe parashikimet e kodit zgjedhor. Nuk mund të jetë një autorizim i përgjithshëm. Nuk mund të pranoj që deklarata, sipas të cilit kryetar i partisë sikurse kodi zgjedhor ka përcaktuar duhet të mbajë përgjegjësi, të anashkalohet”.

Artikulli paraprakME NËNSHKRIMIN E LUKASHENKOS, JA KUSH ËSHTË SHTETI QË MIRATON LIGJIN E DËNIMIT ME VDEKJE PËR TË DËNUARIT PËR TRADHËTI TË LARTË
Artikulli tjetërKURTI TAKIM ME LAJÇAK: I GATSHËM TË NËNSHKRUAJ MARRËVESHJEN ME SERBINË NË TAKIMIN E OHRIT