Zgjedhjet e 18 Qershorit, Rama takim me misionin e OSBE-së

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në selinë e Partisë Socialiste, misionin monitorues të OSBE-ODIHR. Takimi është zhvilluar në selinë e PS, ku mësohet se në qendër të bisedimeve kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit. Misioni monitorues i OSBE-së ndodhet sot në Shqipëri ku më herët ato janë takuar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha.