KOSTOJA E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET VENDORE TË 21 QERSHORIT LLOGARITET TË KETË 743 MILION LEK. Kostoja e zgjedhjeve për organet vendore të 21 qershorit llogaritet të ketë 743 milion lek.

Këtë shifër parashikon ti kërkojë komisioni, buxhetit të shtetit për zgjedhjet e 61 bashkive. Nga kjo shumë 279.5 milion lekë do të akordohen për pagat e punonjësve mes tyre komisionerë e numërues që do të punojnë ditën e zgjedhjeve. 240 milion lekë llogariten sipas KQZ-së për kutitë, fletët e votimit, bojën matrikulluese dhe kodet e sigurisë. 223 milion të tjera do të shkojnë për ambientet e votimit dhe numërimit me qera, transportin e materialeve dhe reklamat nëpër media. Shfaqja e rezultateve të numërimit të votave dhe regjistrimi i tyre, projekti aplikuar që në zgjedhjet 2009 këtë vit kap vlerën e 106 milion lekëve. Kosto e zgjedhjeve vendore të këtij viti është vetëm 1 milion lek më pak se kostoja e zgjedhjeve të përgjithshme të viti 2013. Zgjedhjet e përgjithshme të 21 qershorit u konsideruan si mjaft të shtrenjta pasi 435.8 milionë lekë u akorduan për teknologjinë në 2 projekte pilot sen dhe sevi ose siç njiheshin ndryshe si numërimi elektronik dhe votimit i identifikimit elektronik të kartave të identitetit por që në fakt nuk u aplikuan. Nga këto projekte edhe këtë vit është hequr dorë nga teknologjia siç ishte ajo e numërimit elektronik dhe votimit e identifikimit elektronik të kartave të identitetit.