Monika Kryemadhi ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

‘Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale.

Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.’- tha Kryemadhi.

Artikulli paraprak‘SHQIPËRIA E ARDHMJA, EMIGRACIONI E SHKUARA’, RAMA: TRENDET E IKJEVE DO VAZHDOJNË, S’E NDRYSHON DOT PROPAGANDA
Artikulli tjetërEMIGRANTI KTHEHET NGA LONDRA PËR T’U FUTUR NË LISTAT E PS, MESAZHI QË JEP PARA RAMËS