Partia e Jozefina Topallit, ‘Lëvizja për Ndryshim’ ka dorëzuar e para listën e emrave për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo është lista me kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim për zgjedhjet e 25 prillit, e dorëzuar sot në KQZ.

Kryetarja e Partisë Jozefina Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.

Në Kukës, Topalli ka kandidate Elsa Domin, e cila ka mbaruar studimet për juridik, në Tiranë. Disa vite më parë ka punuar si juriste, ndërkohë që aktualisht është avokate. Elsa Domi, vjen nga një familje e vjetër qytetarë e Kukësit.

Artikulli paraprak8 MARSI, RAMA URON GRATË: ZOTI NUK MUND TË ISHTE KUDO PRANDAJ BËRI NËNAT
Artikulli tjetër‘SHQIPËRIA E ARDHMJA, EMIGRACIONI E SHKUARA’, RAMA: TRENDET E IKJEVE DO VAZHDOJNË, S’E NDRYSHON DOT PROPAGANDA