Kur kanë mbetur më pak se 90 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka thërritur në një mbledhje drejtuesit politik të qarqeve.

Mbledhja, e zhvilluar në ambientet e selisë së PS-së, ka nisur në orën 08:30 dhe ka përfunduar në orën 10:00.

Në fokus të saj, ka qenë fushata elektorale dhe detyrat për secilin drejtues qarku në arritjen e objektivit final që PS ka në këto zgjedhjes, sigurimi i një mandati të tretë qeveritar.

Në përfundim të mbledhjes, Rama u largua nga selia pa dhënë një prononcim për mediat.
Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha se socialistët kanë pothuajse gati listën e kandidatëve që do i prezantohen elektoratit.

“Ecuria e përgatitjes së fushatës dhe të strukturave të PS, përgatitjet e domosdoshme në fushatë. Raportim i 12 drejtuesve të qarqeve, kemi hyrë në procesin ku të gjithë jemi të detyruar të respektojmë KQZ që buron nga kodi zgjedhor në respekt të standarteve të 25 prillit, do të mirëpresim sot delegacionin e ODIHR në funksion të zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe shpresojmë të mirë pranuara.

PS ka zhvilluar një proces shumë planësh për vlerësimin e kandidaturave, kemi përmbyllur fushatën e deputetit që duam ku i kemi dhënë mundësinë profesionistëve, të rinj për nga energjitë që të konkurrojnë në kuadër të një platforme, kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë, dhe dua t’ju them që kjo çështje ka qenë një prej

diskutimeve të sotme dhe jam i sigurt që në gjitha qarqet do kemi burra e gra, djem e vajza që ka ardhur nëpërmjet këtij procesi. Kemi marrë një feedback pozitiv nga vlerësimi i deputetëve aktual, mbi të cilën PS do të diskutojë edhe listën përfundimtare. Lista do jetë uniformë nga kreu i listës deri te i fundit, do të jenë qytetarët ato që do të bëjnë renditjes dhe jam i sigurt që lista do të përcaktohet në disa qarqe nga vetë qytetaret.

Ne i kemi pothuajse gati, vazhdojmë të bëjmë konsultime për të pasur një listë sa më përfaqësuese. Është një proces që po ecën shumë mirë”, tha Balla.

Artikulli paraprakKRYEMADHI: SYNIMI YNË PUNËSIMI ME PAGA TË LARTA! KEMI RËNË DAKORD ME PD-NË PËR TAKSËN E SHESHTË 9%
Artikulli tjetërMETA NXJERR SHIFRAT DHE PARALAJMËRON: NDAL LARGIMIT TË TRURIT! SHQIPËRIA NEVOJË PËR SHPRESË DHE BESIM