Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka zbuluar se objektiv minimal për zgjedhjet e 25 prillit ka rezultatin e 2017 me 74 mandate, bazë 78 mandate, kurse maksimalin e ka 88 mandate.

‘’Objektivi ynë minimal është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në parlament në 2017 të mos bjerë.

Në Shkodër është 4, maksimali 5. Në Kukës bazë dhe maksimal është 2. Në Lezhë baza 3, maksimali 4. Në Dibër baza 3.

Në Durrës bazë 8, maksimali 9. Në Tiranë baza 19, maksimali 20. Në Elbasan baza 8, maksimali 9. Në Fier bazë 10, maksimali 11. Në Berat 5, maksimali 6. Në Korccë 6, maksimali është 7. Në Vlorë 8, maksimali 9. Nëse e shohim përmbledhjen, duke pasur parasysh objektivin minimal që është ai i 2017, të kemi objektiv bazë 78 mandate, dhe objektivi maksimal 88 mandate. Nuk janë si ato numrat e filxhanëve, të bazuar në potenciale. ‘’- tha Rama.