Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka drejtuar një apel shqiptarëve që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se ata nuk duhet ta shesin votën e tyre pasi ajo ju përcakton të ardhmen.

Kim shkruan se nuk duhet t’i votojnë kriminelët pasi qytetarët kanë fuqinë e ndryshimit dhe nuk duhet që këtë fuqi ta lënë në duar të inkriminuara.

“Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Kim në twitter.

Artikulli paraprakSHKODËR, HARROHET AKSI QË ZHBLLOKON TRAFIKUN
Artikulli tjetërURA E MESIT, BANORËT: NUK INVESTOJNË PËR MIRËMBAJTJEN