
Zëvendës kryetari në detyrë i Bashkisë Shkodër, Ardit Qylybyli, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se pasi është njohur me emrat e kandidatëve të tjerë nga krahu i PD-së në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ka vendosur të tërhiqet nga votimi i së dielës.
Ai gjithashtu shtoi se kjo tërheqje është në funksion të përqendrimit të demokratëve në një numër më të vogël kandidatësh të mundshëm.
“Jam i bindur se më 6 mars, demokratët e qytetarët shkodranë, do të bëjnë zgjedhjen më të mirë pikërisht duke filluar nga primaret e 30 janarit, guri i themelit i fitores sonë të përbashkët. Na prifte e mbara të gjithëve bashkë për të sotmen e të nesërmen e Shkodrës, shtepisë sonë të përbashkët!” u shpreh Qylybyli.
POSTIMI I PLOTË
Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar dhe ndjehem i vleresuar per mbeshtetjen qe me kane dhene demokratet e Shkodres duke me propozuar per garen e primareve. Aktualisht, une jam zevendeskryetar ne detyre i Bashkise Shkoder. Pasi jam njohur me emrat e kandidateve te tjere per primaret, kam vendosur te terhiqem nga votimi i dites se diel per Bashkine e Shkodres. Kjo terheqje eshte ne funksion te perqendrimit te demokrateve ne nje numer me te vogel kandidatesh te mundshem por edhe te mbeshtetjes te kandidaturave qe une gjykoj se kane dhe duhet te kene jo vetem mbeshtjen e demokrateve por edhe qytetareve shkodrane. Si deri me tani, do te vazhdoj angazhimin tim maksimal per bashkine, demokratet dhe qytetaret e Shkodres. Jam i bindur se me 6 mars, demokratet e qytetaret shkodrane, do te bejne zgjedhjen me te mire pikerisht duke filluar nga primaret e 30 janarit, guri i themelit i fitores sone te perbashket. Na prifte e mbare te gjitheve bashke per te sotmen e te nesermen e Shkodres, shtepise sone të përbashkët !






