654,538 qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kandidatin që iu pëlqen në zgjedhjet vendore për 6 Bashkitë të 6 marsit.

“Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për 6 njësi të qeverisjes vendore që do të mbahen në datën 6 mars 2022.

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:

1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.
10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

941 është numri i qendrave të votimit.

Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve ndërsa për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative.

Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Ftojmë qytetarët të aplikojnë apo rinovojnë ID kartat e skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që do të përdoret për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 për pushtetin vendor”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakBASHA NDAN VIDEON: TË RINJTË DEMOKRATË KANË ZGJEDHUR TË ARDHMEN, JANË GATI TË NDRYSHOJNË SHQIPËRINË
Artikulli tjetërI FTOHTI, QYTETARËT: NGROHEMI ME ÇFARË TË KEMI MUNDËSI