Lista paraprake e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun e Lezhës të dy partive të mëdha politike, ka vendosur emra të njohur dhe figura të reja do të garojnë për të siguruar një mandat në Kuvend. Sistemi zgjedhor i ri përcakton që 30% e listës së kandidatëve të jetë e mbyllur, ndërsa 70% e hapur, çka do të thotë se kandidatët duhet të luftojnë si për votat e subjektit, ashtu edhe për mbështetjen individuale të votuesve. Në listën e mbyllur të PS për Qarkun e Lezhës pritet të jenë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj, të cilët sigurojnë automatikisht mandatin.Ndërsa në listë të hapur pritet të jenë Admir Kadeli, Pranvera Skana, Anton Gjoni, Klotilda Ndreca, Erjon Markaj, Besmir Kola dhe Marjeta Nela.

Me këtë sistem të ri, gara pritet të jetë e fortë, jo vetëm me kundërshtarët politikë, por edhe brenda vetë radhëve të PS-së, ku çdo kandidat do të duhet të sigurojë mbështetjen personale të elektoratit për të fituar një mandat.Edhe opozita e kryesuar nga Partia Demokratike është drejt përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun e Lezhës.Në listën e mbyllur të PD-së, të cilët sigurojnë automatikisht një mandat me shumë gjasa do të jenë Agron Gjekmarkaj, Gjin Gjoni ose Elda Hoti.
Ndërkohë, lista e hapur përfshin emra të tjerë nga ky subjekt, si Aleksander Lala, Lindita Metaliaj, Kastriot Piroli, Maringlen Doçi dhe Edison Doçi ky i fundit si përfaqësues i Partisë Agrare Ambjentaliste.

Me këtë konfigurim, gara kryesore brenda PD-së do të zhvillohet mes Gjin Gjonit ose Elda Hotit, Lindita Metaliajt, Kastriot Pirolit dhe Aleksandër Lalajt. Lufta për mbështetjen e votuesve opozitarë do të jetë e fortë, pasi sistemi i ri i votimit u jep mundësinë kandidatëve të grumbullojnë vota individuale për të siguruar një vend në Kuvend.PD synon të ruajë dhe të forcojë praninë e saj në Qarkun e Lezhës, e sigurisht të ruajë epërsinë me 4 mandate, ndërsa sfida kryesore mbetet ruajtja e unitetit dhe maksimizimi i votave brenda koalicionit opozitar.

Artikulli paraprakKULTURA SHQIPTARE PREZANTOHET NË PIKTURË
Artikulli tjetërNIS RIKUALIFIKIMI I ZONËS TEK “VËLLEZËRIT FRASHËRI”