Gjykata Kushtetuese u mblodh sot në një seancë për shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

“Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin. Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë.

Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon. Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është gjykata kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë”, tha Daci në një prononcim per mediat.

Avokati Jordan Daci, i cili është përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive i ka qëndruar të njëjtave pretendimeve që ka ngritur më herët. Shoqata kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe përsëritjen e tyre.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë.

Çështja për zgjedhjet e 30 qershorit ishte pezulluar në pritje të përgjigjes nga Komisioni Venecias. Shoqata e Bashkive i është drejtuar me një padi gjykatës Kushtetuese përmes së cilës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në përcaktimin e seancës që rikthen çështjen për shqyrtim, Kushtetuesja argumenton se është konstatuar se ka rënë shkaku i pezulit të procesit, kjo për faktin se Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të gjykatës.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 02.11.2021
Artikulli tjetërA DO TË JETË KANDIDATE PËR KRYETARE BASHKIE NËSE KUSHTETUESJA VENDOS RIPËRSËRITJEN E ZGJEDHJEVE? JA SI PËRGJIGJET VOLTANA ADEMI