
Në Qendrën “Arka” në Shkodër u zhvillua një aktivitet publik me temë “Zgjedhjet, media dhe përdorimi i shtetit në fushatë mësimet e nxjerra”, organizuar nga BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare, me mbështetjen e European Union.
Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me integritetin e procesit zgjedhor, rolin e medias në raportimin e fushatave elektorale, si edhe shqetësimet për përdorimin e burimeve dhe institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore.
Në takim u theksua rëndësia e transparencës, monitorimit të pavarur dhe forcimit të standardeve demokratike, si elementë kyç për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aktiviteti u konsiderua një mundësi reflektimi mbi praktikat e deritanishme dhe nevojën për përmirësim të mëtejshëm në proceset zgjedhore në vend






