Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka folur nga Shkodra për zgjedhjet e 25 prillit. Meta thtoë se në krye të marshimit do të jetë pikërisht kryeqendra e veriut për të cilën thotë se ka qenë dhe është frymëzim për demokracinë edhe në kohët më të errëta.

Meta thekson se vendi është në udhëkryq, por do t’ia dalë me sukses falë ndërgjegjësimit të qytetarëve se vota është gjëja më e shenjtë.

 

ILIR META: Me shinat e Kushtetutës, dhe të demokracisë. Ne themel të Kushtetutën janë zgjedhjt e lira dh vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari. Jam i bindur se Shkodër do jetë në krye të marshimit, ka qenë frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta.

 

 

Jam i sigurt edhe më shumë. Duket bërë çdo gjë, për suksesin e demokracisë, për zgjedhjet e lira, ne nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve të 2 prillit, por edhe të gjithë atyre që në emër të fjalës së lirë, demokracisë, lirisë së besimit u martirizuan.

PYETJA: Një i majtë që nderon martirët?

ILIR META: Kam pasur ftesën nga Shoqata 2 prilli, kam bërë çdo gjë për të qenë prezent, është moment tepër i rëndësishëm, jo vetëm përvjetor i rëndësishëm por edhe vendi është në udhëkryq, do dalim me sukses falë ndërgjegjësimit të qytetarëve se vota është gjëja më e shenjtë që kam.

PYETJA: Gramoz Ruçi akuzohet nga këto familje?

ILIR META: Çdo përgjegjësi e problem që kam do e shlyej duke qenë në krye të zgjedhjeve të lira. Kështu do nderojmë edhe Havzi Nelën, klerikët, të vrarë nga regjimi më totalitaor.

PYETJA: Topalli iu akuzoi si shkatërrimtar të vendit?

ILIR META: Nuk e di cila është përgjegjësia ime, jam student i dhjetorit. E kam thënë edhe më parë, nuk kam qenë në shtresën e persekutuar. Ai sistem s’mund të tolerohej më. Kam qenë gjithmonë pro integrimit europian. S;kam qenë asnjëherë për kapjen e shtetit apo zëdhënës i kapësve të shtetit.

PYETJA: Roli i liderit të opozitës?

ILIR META: I bëj të qartë çdo qytetari që është zot i vendit, shkodranët dhe shqiptarët nuk kanë folur dot gjatë komunizmit, por pamundësia për të votuar në çoi aty ku na çoi. Tani kemi mundësi e jashtëzakonshme. Kemi votën.

Artikulli paraprakFËMIJËT, VIKTIMAT E PADUKSHME TË PANDEMISË
Artikulli tjetër