
Partia Demokratike në fillim të këtij muaji i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ.
Në lidhje me këtë çështje, kreu i SPAK, Altin Dumani i ka kthyer përgjigje PD-së sot (22 prill).
Dokumenti
Në përgjigje të shkresës tuaj, Nr.267 Prot. datë 02.04.2025, ardhur dhe protokolluar më datë 03.04.2024, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje procedimet penale të regjistruara për krimet zgjedhore rezulton se :
1. Për periudhën janar 2025 deri aktualisht, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar janë regjistruar gjithsej 18 procedime penale që lidhen me krimet zgjedhore.
2. Nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
Drejtuesi i Prokurorisë, Altin Dumani