Rritja e ekstremit të djathtë në Francë është e pandalshme.Kështu ka deklaruar liderja e Frontit Nacional Marin le Pen para mbështetësve menjeherë pas rezultateve që treguan se partia e saj nuk kishte marrë asnjë rajon.Partia e anti emigracionit dhe anti Europës dështoi të transportojë suksesin e raundit të parë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale të mbajtur dje në Francë,

pasi socialistët u tërhoqën nga gara në rajonet kryesore dhe u bënë thirrje mbështetësve të mbështesin konservatorët e Sarkozy. Lë Pen korri një fitore dërrmuese në raundin e javës së kaluar, rezultat i cili tronditi politikën franceze dhe çoi në një strategji të përbashkët socialistët me republikanët për të frenuar fitoren e dytë të ektremistëve të djathtë. Rezultatet e të dielës u pritën me zhgënjim, britma dhe neveri në selinë e Le Pen, e cila gjithsesi falenderoi votuesit duke u shprehur: Republikanët e Sarkozi dhe aleatët e qendrës së djathtë morën 57.5 për qind të votave në rajonin bastion të  Le Pen kundrejt 42.5 për qind të saj, por pavarësisht humbjes së thellë sërish kryeministri Manuel Valls deklaroi se rreziku i ekstremit të djathtë mbetet permanent. Me herët kryeministri i Francës Manuel Valls ka dekalruar se një fitore e Frontit Nacional do ta çonte Francën drejt një lufte civile. Rritja e popullaritetit të Partisë së drejtuar nga Le Pen erdhi mënjëherë pas sulmeve të Parisit, në të cilat 130 persona humbën jetën. Me këtë rezultat, shanset e Marine Le Pen për zgjedhjet presidenciale 2017 bien ndjeshëm.