Fronti Nacional mund të shpallet fitues në gjashtë nga 13 rajone në të cilat u zhvillua raundi i parë i zgjedhjeve në Francë. Ka qënë ky projeksioni i sondazheve paraprake, të cilët e shohin partinë e Marine Le Pen si partinë më të votuar, me një total prej 30.8%.

Sipas ekspertëve, rritja e kësaj force politike është ndikuar nga sulmet që tronditën Parisin si dhe nga kriza e emigrantëve. Partia e Republikanëve që drejtohet nga ish-Presidenti Nicolas Sarcozy, është pozicionuar si forcë e dytë, duke bërë përvete afro 27.2% të elektoratit. Ndërkohë, gjithnjë e në rënie duket Partia Socialiste e Presidentit Francoi Hollande, e cila pritet të fitojë vetëm 22.7% të votave. Raundi i dytë i votimeve pritet të mbahet më 13 dhjetor. Zgjedhjet rajonale do të jenë një treguel i rëndësishëm për presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2017.

Artikulli paraprakAVIONËT KUNDËR ISIS, VRITEN 4 USHTARË SIRIANË
Artikulli tjetër25 VJETORI I RËNIES SË KOMUNIZMIT, NISHANI: TË RINJTË SIMBOL