Zgjedhjet në Gjermani – Exit Poll-et: Kancelarja Merkel siguron mandatin e katërt

Exit Pollet e para tregojnë se Aleanca CDU/CSU e kancelares Angela Merkel ka fituar shumicën në zgjedhjet federale, duke marrë 32.7 % të votave. Sipas Exit Polleve, vendin e dytë e mban Martin Schulz me 20 % të votave. Me këtë rezultat Kancelarja Angela Merkel merr një goditje, por është vendosur për një mandat të katërt. Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike. Rezultatet sipas partive CDU/CSU 32.7 % SPD 20.2% Të majtët 8.9 % Liberalët 10.5 % Partia e Gjelbër 9.4% AFD 13.4%