Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar pjesëmarrjen në votime. Sipas të dhënave zyrtare, deri në 11:00, ka votuar 169,435 qytetarë me të drejtë vote, nga 1,970,944 në total. Shprehur në përqindje, 8.60% prej tyre.

Kryetari i KQZ, Kreshnik Radoniqi bëri një krahasim me pjesëmarrjen në zgjedhje në vitin 2021, kur deri në orën 11:00 kishin votuar 8.3 e qytetarëve me të drejtë vote. Pra, këto zgjedhje kemi një rritje me vetëm 0.3%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.

I pyetur nëse ka pasur probleme për hapjen e qendrave të votimit, Radoniqi tha se ka pasur disa probleme në qendrat e votimit me kusht, që kanë të bëjnë me llogaritë për ato qendra. Por tha se procesi është në rregull.

Artikulli paraprakLIBRI “NË ZAMAN TË ASAJ FURIE”
Artikulli tjetërSABINA SHELEGU PROMOVON LIBRIN “SHENJA”