Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte pak mbi 7%.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq – vetëm 0.08%.

Në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues.

Artikulli paraprakHETIMI I SPAK PËR AKSHI-N, RAMA: AKUZA PËR MIRLINDA KARÇANAJN E HATASHME!
Artikulli tjetërI DYSHUAR SI BASHKËPUNËTOR PËR KULTIVIMIN E 780 BIMËVE NARKOTIKE, NË BAJZË, KAPET DHE VIHET NË PRANGA 57-VJEÇARI