Vijon numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Sipas të dhënave, deri në orën 06:04 janë procesuar 88.04% e vendvotimeve.

Kryeson Vetëvendosja e Albin Kurtit pothuajse me të njëjtat shifra si në mesnatë, me 41,29%,ose 306556 të votave, e ndjekur nga PDK me 21,83%, ose 162033 të votave, LDK me 17,75%, ose 131798 vota, AAK/NISMA me 7,68%, ose 56994 vota, Lista për Familjen me 2,31%, ose 17174 vota.

Kurse Lista Serbe ka marrë 3.96 %, ose 29406 vota.

Rezultati sipas KQZ me 88,08% e votave të numëruara:
Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë 41.29% të votave
PDK ka marrë 21.83% të votave, kandidat për kryeministër Bedri Hamza
LDK ka marrë 17.75% të votave kandidat për kryeministër Lumir Abdixhiku
AAK-Nisma ka marrë 7.68% kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj
Lista për familjen ka marrë 2.31% e votave
Lista Serbe ka marrë 2.98% e votave
Kreu i Vetëvendosjes shpalli fitoren pak pas mesnatës para simpatizantëve të mbledhur për të festuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shtuar se do të vazhdojë qeverisjen në koaliicion me “Guxo” dhe “Alternativa”.

“Procesi zgjedhor ka qenë proces demokratik. Jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike dhe progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë edhe ato punët të cilat i kemi nisur por edhe shumë të tjera të reja në përputhje me zotimet tona” tha Kurti.

Ditës së zgjedhjeve e cila kaloi pa asnjë incident dhe Kosova u përgëzua për kulturën demokratike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, i la hije të keqe në mbrëmje Komisioni Qendror Zgjedhor me dështimin që t’i publikojë në kohë rezultatet e zgjedhjeve për partitë politike. Për më shumë se tri orë, platforma online e KQZ-së ishte jashtë funksionit.

Fillimisht u paraqitën si të numëruara më shumë se 23 për qind të votave, e më pas edhe mbi 50 për qind, por që ka pasur mospërputhje të votave të përgjithshme të paraqitura, me ato nëpër komuna të caktuara.

Kreu i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi njoftoi se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit

“Softweri nuk na funksionoi në fund. Na dështoi sistemi. Të dhënat do futen në mënyrë manuale gjithë natën. Nëse do prokuroria mund të hetojë. Do verifikojmë pse çfarë nuk funksionoi dhe do dalim me një rezultat! Kërkojmë falje” tha Radoniqi. ” tha kreu i KQZ-se

Ai garantoi se nuk do të ketë ndikim në rezultate.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një reagimi kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor, pas njoftimit për dështim të softuerit për publikim të votave online.

Lëvizja Vetevendosje si forcë e parë doli dhe në rezultate paraprake që u publikuan edhe nga Demokracia në Veprim – rrjet i organizatave që monitoron zgjedhjet në Kosovë.

Artikulli paraprakNUMËROHEN 23% E VOTAVE, KRYESON NDJESHËM LËVIZJA VETVENDOSJE
Artikulli tjetërBËNI KUJDES NGA XHELOZIA DHE KONFLIKTET…ÇFARË KANË REZERVUAR YJET PËR SOT