Teksa ka marrë pjesë në procesin zgjedhor brenda partisë që drejton, Monika Kryemadhi, e cila pret të rikonfirmohet sot në pozicionin e kryetares së LSI, është paraqitur për herë të parë me maskë anti COVID në publik.

E pyetur nga gazetarët për këtë ‘risi’ të saj, Kryemadhi është shprehur se “Ma mblodhi partia dhe jo dikush tjetër. Maska është një element, mbahet në ambiente të mbyllura. Njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë dhe jo se dikush i kërcënon”.