Që në orët 8:00 të mëngjesit në selinë e PD Shkodër ka nisur procesi i votimit për kryetarin e përgjithshëm të PD. Demokratët shkodranë kanë dhënë verdiktin e tyre për katër kandidaturat, Lulzim Basha kryetari aktual dhe tre të tjerët Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi. Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli thotë se pjesëmarrja është e madhe në këtë process.

Në degën e PD Shkodër kanë të drejtë 3100 anëtar që të votojnë. Ata që nuk kanë të paktën kartën e vjetër të antarësisë nuk kanë patur të drejtë votë shprehet Amuli por sipas tij numri i tyre është shumë i vogël.

I pyetur nëse është një proces formal, kreu i PD Shkodër e mendon ndryshe.

Fluksi më i madh i votuesve në radhët e PD Shkodër ka qenë në orët e paradites ndërsa kanë votuar përveç anëtarëve të thjeshtë edhe anëtarët e kryesisë, drejtuesit e PD si dhe deputetët e zgjedhur dhe kandidatët për deputetët bashkë me figura të tjera të rëndësishme të PD Shkodër.