Partia Socialiste tashme e gjendur para kongresit te 19 marsit, nuk qendron ne heshtje as ne Shkoder.
Prej disa kohesh kane nisur pergatitjet, per riorganizimin e partise Socialiste. Megjithate shume mbledhje jane zhvilluar ne shkoder, shume diskutime, madje shpesh here edhe debate brenda radheve, qe kane nje qellim te vetem, ate te riorganizimit te partise socialiste ne kete qytet, qe pas zgjedhjeve te qershorit te vitit te kaluar ka pesuar disa ndryshime. Megjithate, aktualisht partia socialiste e shkodres ndodhet ne fazen e ristrukturimit te organizateve te kesaj force politike, te cilat jane ne procesin e konstitutuimit te tyre, nje pjese e kane kryer kete proces nderkohe qe nje pjes eshte ende ne nje proces te tille. Megjithate, pavaresisht procesit, tejet te gjate dhe te shtyre shpesh here nga qendra, ne Shkoder kane nisur te qarkullojne edhe emra te cilet pritet te garojne per postin e kryetarit te Partise Socialiste te Shkodres. Arbis Vjerdha, rozafa Zmijani dhe Sokol Niklekaj, jane tre emrat qe perfliten momentalisht ne shkoder, te cilet mund te garojne per postin me te larte te socialisteve te Shkodres. I pari vjen nga radhet e sportit, nje emer qe nga ngritur lart emrin e shqiperise ne arenen nderkombetare, por edhe si nje nga personat me aktive te socialisteve se paku qe prej 2013-tes, i cili ka kritikuar shpesh here qeverisjen ne shkoder, por duke hedhur mbi tryeze edhe zgjidhje alternative, jo vetem per sportin por edhe shume fusha te tjera te cilat kane lidhje me kete qytet qe sipas tij pas 25 vitesh tranzicion eshte ende ne nje gjendje kolapsi dhe ka shume mundesi zhvillimi. Nje emer që njihet per deklaratat e tij te drejtperdrejta dhe ne sherbim te qytetareve, e ne kete rast shihet si nje nga emrat e mundshem per te marre drejtimin e socilaisteve te shkodres. Nga ana tjeter, ne kete gare, eshte edhe pedagogia e universitetit te shkodres Rozafa Zmijani, me nje backgraund intelektual, nje ze i forte i socialisteve qe pritet te ofroj zgjidhje per nje sere problemesh qe aktualisht shqetesojne bazen e socialisteve te shkodres. Megjithate, pas ne gare nuk ngelet edhe sokol niklekaj, nje emer qe lidhet me anetaresimin e hershem ne ps-ne e shkodres. Megjithate, keto jane vetem emrat e pare, punen gjithesecili e ka nisur per te bindur bazen e socialisteve te shkodres ne nje gare e cila do te nxjerre nje fitues dhe do te jete imazh i kesaj force politike per Bashkine e Shkodres