Në qarkun e Shkodrës ka nisur votimi për Kuvendin e ri. Në total në qarkun e Shkodrës janë rreth 260 mijë shtetas të cilët kanë të drejtë vote. Ata do të kenë mundësi të votojnë në 405 qendra votimit të ngritura, ku votat më pas do të administrohen në 8 KZAZ për tu numëruar.

Sipas raportimeve nga gazetari i Star Plus Teodor Gjerga, deri tani nuk raportohet për problematika, ndërsa kanë nisur të votojnë qytetarët e parë. Qendrat e votimit do të jenë të hapura zyrtarisht deri në orën 19:00. Qarku I Shkodrës në total prodhon 11 mandate deputetësh.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 11 MAJ 2025
Artikulli tjetërNIS VOTIMI NË QARKUN E LEZHËS, VONESA NË NJË QENDËR VOTIMI