Në Parkun Olimpik ka nisur vulosja e fletëve të votimit për diasporën, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pritet që vulosja mbyllet deri nesër për 245 953 fletë dhe futja e tyre në zarfin A që është i njëjtë për të gjithë. Ditët e ardhshme do të vijohet futja e tyre në zarfet B, që janë të personalizuara për çdo votues.

Zarfi B ka të kodifikuar (me barkod që e lexon vetëm KKQZ) emrin e zgjedhësit, shtetin ku jeton dhe qarkun ku shkon vota. Përgatitja e seteve mendohet të mbarojë në datën 15-17 prill dhe zarfet të kenë mbërritur tek votuesit maksimumi datën 22 për Evropën dhe 25 për Amerikën, Azinë

Postieri do të vijë deri në 3 herë në adresën e dhënë, në ditë të ndryshme e orare të ndryshme. Nëse nuk e gjen votuesin, do të lërë një shënim për t’i kërkuar atij të shkojë brenda 3 ditësh të tërheqë zarfin në pikën më të afërt postare.

Nëse zgjedhësi nuk shkon ta tërheqë, zarfi kthehet në Shqipëri. Pasi e plotësuat fletën e votimit dhe e futët në zarfet e KQZ-së, a duhet ta postojë pakon në postë, siç bëjmë zakonisht?

Jo, në këtë rast nuk veprohet kështu. Ju duhet të telefononi korrierin tuaj dhe ai do të vijë ta marrë zarfin në shtëpinë tuaj, në një orar të dakordësuar nga të dy.

KQZ iu ka dërguar bashkë me fletën e votimit edhe një numërator, që ka kontaktet e postës për çdo shtetit. Gjeni shtetin tuaj, e telefononi postën.

Kujdes! Mos humbisni shumë kohë, sepse çdo zarf që mbërrin përtej orës 19 të datës 11 maj në Shqipëri, nuk do të lexohet!

Artikulli paraprakSHKODËR, PO KRYENIN PUNIME NDËRTIMI PA LEJE, PROCEDOHEN 5 SHTETAS
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA TAKON THEMELUESEN E “ANIMAL NEED ME” : SHKODRA DHE SHQIPËRIA KANË NEVOJË PËR NJERËZ SI TI