Zgjedhjet parlamentare 2017 – KQZ: Shqipëria do ketë 90 zona të administrimit zgjedhor, LSI voton kundër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur se në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të ketë 90 zona të Administrimit Zgjedhor. Me 6 vota pro KQZ ka miratuar propozimin e sjellë nga administrata duke shtuar një zonë më shumë krahasuar kjo me zgjedhjet e 2009. Biba: KQZ vendos të miratojë ngritjen me 90 zona të Administrimit Zgjedhor në zgjedhjet e 2017 propozuar nga administrata. Përfaqësuesi i LSI-së në KQZ Gëzim Veleshnja ka kundërshtuar këtë ndarje duke dhënë votën kundër. Vleshnja: Kisha mendimin që ne ta ndryshonim këtë pr/vendimin që na ka sjellë administrata, ta shtonin numrin e ZAZ për mirëadministrimin e zgjedhjeve dhe jam kundër këtij vendimi. Ndarja e zonave të administrimit zgjedhor në Shqipëri bëhet në bazë të numrit të zgjedhësve.Sipas administratës së KQZ një ZAZ duhet të ketë të paktën 80 mijë votues.