Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj. Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”. Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.
Kryesia e Komuniteti shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të datës 21 maj 2 dhe aktivistë të komunitetit, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” i tha Zërit të Amerikës sekretari organizativ Irfan Abazaj. Sipas zotit Abazaj për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jeten social – politike greke. Sipas Televizonit Tribuna që trasmeton në gjuhë shqipe në Athinë, që nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë . Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet paramenatre greke të 21 majit. Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.
Ambasada shqiptare në Athinë tha pak ditë më parë se zyrtarja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, z. Patroklos Georgiadis . Sipas selisë diplomatike shqiptare temat kryesore të diskutimit ishin: lidhur me vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Po ashtu është disktuar edhe rishikimi i kuadrit ligjor lidhur me lejet e qëndrimit për brezin e parë të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në prag të moshës së pensionit si dhe përshpejtimi i procedurave të pajisjes me leje qëndrimi përmes digjitalizimit të plotë të procedurave dhe rritjes së personelit të posaçëm për ekzaminimin e kërkesave.