PROPOZIMET JANË BËRË NGA SEKSIONET, PRITET MIRATIMI I EMRAVE NGA QËNDRA. Teksa fushata elektorale per zgjedhjet vendore po afron, dega lokale e PD ne rrethin e Pukes ka nisur punen ne kete drejtim.Aktualisht po zhvillohen takimet e seksioneve nga ku po propozohen kandidatet per zgjedhjet e ardhshme. Burime te sigurta prane deges Puke te PD I pohuan se emrat e propozuar deri tani per pozicionin e kandidatit per bashkin e Pukes jane Ndue Cara, Rrok Dodaj, Fatmir Balaj, Ferit Ringaj, Ndue Gjoni, Demir Hyseni dhe Beqir Arifaj.

Nderkoh grupseksionet e PD ne Fushe Arrez, Qafe Mali, Iballe, Blerim e Fierz per pozicionin e kandidatit ne zgjedhjet e ardhshme vendore kane propozuar HIl Curri, Hil Kola, Gezim Vata , Lula Mema, Alfred Qafa, Nik Nika, Prel Gjoni e Ndoc Prend, nderkoh qe nuk perjashtohet nje kandidim I mundshem nga Tirana per ish deputetin Ndue Paluca. Per bashkin e Pukes si kandidatet me te mundshem ne radhet e Partise Demokratike perfliten Ndue Cara e Rrok Doda, cfar konsiderohen dhe si kandidat te potencial per te fituar zgjedhjet e qershorit, ndersa ne Fushe Arrez emrat favorit deri tani mbeten sejcili nga te propozuarit. Te njejtat burime ne PD e Pukes koefidencialisht pohuan se emrat e kandidatve te cilat ende nuk eshte mbledhur kryesia lokale per tja percjell kryesise qendrore mund te sjell dhe surpriza qe ne situate te tilla nuk I kane munguar Pukes ne te dy kampet politike. Dega e PD sic duket ka ndezur motorret per fushaten e ardhshme, ndersa emrat qe kane lobet me te fuqishme ne Tirane pritet te sjellin dhe emrin e kandidatiti per Puken dhe Fushe Arrezin.