Të rinjtë demokratë në mbarë Shqipërinë, votojnë sot për të zgjedhur pasuesin e Belind Këlliçit në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është vendosur qendra e votimit ptë të rinjtë e Bashkisë Shkodër dhe Bashkisë Malësi e Madhe.

Kryetari i komisionit të votimit Ardit Qylybyli thotë se procesi ka nisur normalisht dhe ka pjesëmarrje të të rinjve në votim.

Në garë janë Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi, të cilët votohen me parimin një antar një vote. Forumi Rinor i Partisë Demokratike është organizatë partnere e PD- së, me një peshë të rëndësishme veçanërisht në fushata elektorale dhe aktivitete të tjera të demokratëve.

 

Artikulli paraprakMUNGON TREGU I SHITJES, KALBEN PRODHIMET NË ZADRIMË
Artikulli tjetërFOTOGRAFJA GJERMANE PROMOVON LIBRIN PËR GRATË