
Zyrtarisht 11 subjekte zgjedhore kanë dorëzuar në KQZ emrat e 186 kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Afati përfundoi në mesnatë dhe listat i ka dorëzuar Partia Socialiste e Edi Ramës, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD e Tom Doshit, Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, AKSH e Elena Kocaqit, ADR e Edmond Stojkut, Partia Atdheu dhe Mundësia e Agron Shehajt.
Kandidatët i dorëzuan edhe tre koalicionet “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, “Shqipëria Bëhet”, e Lapajt dhe Shabanit dhe koalicioni “Djathtas për Zhvillim” e Shehit dhe Alibeajt.
Partia Demokratike si gjithnjë i dorëzoi listat në momentin e fundit, ku demokratët u nisën nga selia blu drejt KQZ vetëm 6 minuta para skadimit të afatit në 00:00. PS theu ‘traditën’ duke shkuar 6 minuta me vonesë në KQZ. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Shehit dhe Alibeajt janë subjekti i fundit zgjedhor që po hedhin listat online në sistemin e KQZ pasi kalimit të afatit.
SUBJEKTET ZGJEDHORE QË DORËZUAN LISTAT ME KANDIDATË
1. Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit
2. Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës
3. PSD e Tom Doshit
4. Shqipëria Bëhet, Lapaj-Shabani
5. AKSH, Elena Kocaqi
6. ADR, Edmond Stojku
7. Partia Atdheu
8. Mundësia – Agron Shehaj
9. Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
10. PS e Edi Ramës
11. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”- Shehi-Alibeaj