Policia e shkodres ne 3 komisariatet ne varesi te saj ka marre masa per ” garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore.

Ne komunikaten shperndare per media thuhet se:

– Secili punonjës policie është trajnuar si dhe është pajisur me librin e xhepit kujtesë dhe me dokumentin identifikues sipas numrit kodik të punonjësve që do të angazhohen me shërbime gjatë proçesit zgjedhor.

– Janë ngritur grupet e drejtimit Për menaxhimin policor të situatave të papritura gjatë proçesit zgjedhor” 

– Është ngritur një grup pune i cili do raportojë në hartën digitale masat e Policisë Vendore Shkodër për ruajtjen e objekteve zgjedhore duke pasqyruar për punonjësit e policisë për çdo qendër votimi me përgjegjësit e tyre edhe numrat e telefonit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë instruktazhi për punonjësit e policisë që janë të angazhuar në ruajtjen e qendrave të votimit , të KZAZ-ve dhe VNV-ve. Në lidhje me objektet zgjedhore, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit të planifikuar me shërbim për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë në datën 25 Qershor 2017, në Qarkun  Shkodër, ka gjithsej 437 objekte zgjedhore , nga këto: 8 KZAZ, 8 VNV si dhe 421 QV( qendra votimi) Objekti zgjedhor ku është vendosur KZAZ , pas përfundimit të procesit të votimit , do funksionojnë edhe si VNV. Pra në këto godina do kryhet edhe numërimi i votave.

Për ruajtien e këtyre objekteve janë angazhuar 483 punonjës policie. Policia e Shkodrës, ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve zgjedhore dhe komunitetit, që për çdo qëndrim a sjellje jokorrekte dhe jo ligjore të kryera nga punonjësit e policisë, qytetarë të ndryshëm a përfaqësues të subjekteve politike që bien ndesh me Kodin Zgjedhor dhe ligjin, ti denoncojnë ato menjëherë në numrin 0800 0 129, duke ju garantuar trajtimin dhe marrjen e masave të rrepta të menjëhershme ndaj punonjësve të policisë përgjegjës, apo ndaj cilitdo që do shkelë ligjin.

Artikulli paraprakARRESTOHET DOGANIERI PËR BLERJEN E VOTAVE
Artikulli tjetërSHITBLERJA E VOTËS, DEMIRAJ PËRGËZON AKSIONET NË SHKODËR E VLORË