Vladimir Putin do të drejtojë Rusinë për 6 vjet të tjera, pasi siguroi në fitore të pritshme të djelën në zgjedhjet presidenciale, shkruan BBC.

Z.Putin, i cili ka drejtuar vendin si president apo kryeministër që në 1999-n, mori më shumë se 76% të votave, siç treguan rezultatet zyrtare.

Kryetari i opozitës Alexei Navalny, u ndalua nga gara presidenciale.

Duke iu drejtuar votuesve në Moskë, z.Putin tha se ata “kanë njohur arritjet e viteve të fundit.”

Duke folur për mediat, pas daljes së rezultatit, ai qeshi me një pyetje për “të vrapuar sërish edhe 6 vjet të tjera”.

“Kjo që po thoni është paksa zbavitëse. Ju mendoni se do rri këtu ku jam deri sa të shkoj 100 vjeç? Jo!”-tha ai.

Shkalla e fitores-e cila ishte parashikuar nga mbarë bota-duket të ketë rritje të dukshme nga votimet e 2012-s, ku ai mori 64%.

Konkurrenti më i afërt i z.Putin, komunisti milioner Pavel Grudinin, mori rreth 12%.

Gara përfshiu gjithashtu Ksenia Sobchak, një ish prezntyuese e emisioneve reality dhe nacionalisti Vladimir Zhirinovsky – morën më pak se 2% të votave.

Skuadra elektorale e z.Putin thanë se kjo ishte “një fitore e pabesueshme”

Në disa zona, pranë vend votimeve kishte ushqip falas dhe ulje nëpër dyqane.

Artikulli paraprakNIVELI I UJIT NË VENECIA, REKORD PËR 2018-N
Artikulli tjetërFRROKAJ NË GJYKATË RRETHUAR NGA POLICIA,MBËSHTETËSIT:JEMI ME TY!