Proces ku Berisha voton, emëron dhe numëron. Kështu e kanë cilësuar zgjedhjen e kandidatëve të mbështetësve të Berishës, Partia Demokratike. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ata thonë se kandidatët e zgjedhur nuk i lidh asgjë me PD.

Në deklaratë thuhet më te se Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD e për ta mbajtur Shqipërinë ende në vendnumëro.

Deklarata e PD:

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion.
As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.
Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajur akoma në vendnumëro Shqipërinë.
Zgjedh Ramën, mban Berishën.
Zgjedh Berishën, mban Ramën.