Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj i ka bërë thirje pedagogëve dhe personelit akademik që të jenë aktiv gjatë kësaj fushate elektorale pas orarit të punës në takimet e kandidatëve për deputet, duke shtruar shqetësimet që ka universiteti i Shkodrës. Gjuraj theksoi, se gjatë kësaj fushate nuk diskutohet për zhvillimin e arsimit të lartë.

Rektori u ndal edhe tek disa nisma të univesitetit të Shkodrës të cilat kërkojnë mbështetjen e qeverisë për tu realizuar.

Gjatë mbledhjes me senatin u diskutua edhe për disa pika të rëndësishme siç janë propozimi që universiteti i Shkodrës do t’i bëj Presidentit të Republikës për vendosjen e një urdhëri ose dekorate “Luigj Gurakuqi” si dhe hapja e 9 programeve të reja për vitin e ri akademik 2025 -2026 që do të nisë me 6 tetor.

Artikulli paraprakZGJEDHJET/ POSTA NUK UA KA DORËZUAR ZARFIN MBI 52 MIJË EMIGRANTËVE SHQIPTARË! DERI TANI KANË ARDHUR NË KQZ MBI 69 MIJË VOTA
Artikulli tjetërVRASJA E XHULIO PRELËS NË APEL