Për katër ditë me ardhë Star Plus Televizion transmetoi drejtpërdrejtë zgjedhjet e 25 prillit 2021 në gjithë qarkun Shkodër. Që nga momenti hapjes së kutive dhe deri në mbyllje e më pas gjatë gjithë procesit të numërimit të votave për subjektet politike dhe kandidatët Star Plus Tv transmetoi drejtpërdrejtë çdo zhvillim të mundshëm për gjithë banorët e qarkut të Shkodrës por edhe më gjërë.

Grupet e xhirimit të Star Plus, gazetarë, operatorë dhe teknikë u shpërndanë në terren duke sjellë informacion për katër ditë me radhë nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau Dejësi por edhe nga Puka dhe Fushë Arrësi. Star Plus Tv ishte prezent në shumë prej qendrave të votimit të qarkut të Shkodrës duke përcjellë jo vetëm votimin e qytetarëve por edhe të kandidatëve të të gjitha subjekteve politike pa asnjë dallim por edhe përfaqësuesve të klerit të cilët dhanë mesazhet e tyre.

Transmetimi vijoi edhe me mbërritjen e kutive të para pranë çdo KZAZ-je e më pas edhe me rezultatet e kutive të para gjatë numërimit të votave për subjektet politike duke bërë që Star Plus në këto katër ditë me radhë të jetë ekrani i gjithë banorëve të qarkut Shkodër si dritarja e preferuar e informimit.

Transmetimi maratonë vijoi edhe përmes bisedave në studio me moderatorët dhe gazetarët e Star Plus si dhe mbi 20 të ftuar, me qëndrime nga gjitha kahet politike duke dhënë të lirë mendimin e tyre për procesin e votimit jo vetëm në qarkun Shkodër por edhe rang kombëtar. Lidhjet direkte të herë pas hershme me studion, intervistat e shumta nga terreni në këtë transmetim maratonë për çdo zhvillim të mundshëm por edhe puna e palodhur në

rifreskimin në çdo sekond e faqeve në rrjetet sociale të Star Plus Tv, facebook, instagram dhe faqen web përcollën në kohë reale gjithçka që ndodhi duke bërë që Star Plus edhe në këto zgjedhje të jetë dritarja pararojë e informimit për mbarë shkodranët por jo vetëm. Star Plus, përmes një stafi profesionistësh, djem dhe vajza një pjesë me eksperiencë të gjatë dhe pjesa tjetër e të rinjve gjatë gjithë këtyre ditëve dhe netëve sfiduan lodhjen duke

raportuar drejtë, saktë dhe me paanshmëri e profesionalizëm sëbashku me mbështetjen e pakursyer të drejtuesve dhe pronarëve formuan një familje të madhe mediatike e cila qëllim të vetëm kishte informimin e publikut në këto ditë të rëndësishme siç janë zgjedhjet! Edhe për gjatë gjithë fushatës elektorale Star Plus ashtu si çdo herë tjetër ruajti balancat politike duke transmetuar të gjitha forcat politike duke i dhënë minutazhin e përcaktuar gjithsecilit me një paanshmëri të plotë.

Star Plus ashtu si në zgjedhjet e mëparshme elektorale tregoi përkushtimin dhe profesionalizmin me një angazhim maksimal të të gjithë stafit për katër ditë me radhë. Paanshmëria në raportim, saktësia, informacioni në kohë reale live nga gjitha bashkitë e

qarkut Shkodër e bënë median Star Plus dritaren kryesore të informimit për gjithë banorët e qarkut Shkodër. Star Plus media më e madhe lokale në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga mediat ku audienca shet të vërtetën në kohë reale!

Artikulli paraprakSHKODËR, BEQAJ: NDJESË QË PS NUK MORI KATËR DEPUTETË
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFUNDON PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE