Tre grupet parlamentare të opozitës në Kuvend, i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Përmes një letre publike ata thonë se nuk do të votojnë asnjë ndryshim për reformën zgjedhore, nëse nuk plotësohen tre kërkesat e tyre: listat e hapura, rekomandimet e OSBE-ODIHR për administratën zgjedhore, vota e emigrantëve.

LETRA E PLOTË
Sot në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës i kemi dërguar kërkesë zyrtare kryetarit të PS Z. Rama dhe kryetarit të Kuvendit Z Ruçi për të diskutuar rreth Reforms Zgjedhore.

Ne jemi të vendosur për të mos votuar asnjë pazar të këshillit politik që nuk ka lidhje me reformën zgjedhore por është noterizim i pazarit të 21 prillit 2008 dhe që lë në fuqi këtë ligj që kemi prej 12 vitesh.
Hipokrizia që kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND
Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i cdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET
LISTAT E HAPURA
RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE
VOTA E EMIGRANTEVE
JANE KERKESAT TONA TE PRERA
NUK KA ASNJE “ institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA

This slideshow requires JavaScript.