Presidenti i vendit Ilir Meta në një dalje publike për mediat, duke folur për Reformën Zgjedhore, u shpreh se shpreson që të dyja palët të arrijnë konsensus.

Meta tha se konsensusi bën që edhe BE të shënojë një raport progresi për vendin tonë drejt integrimit europian.

Ilir Meta: Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve për Reformën Zgjedhore. Uroj konsensus sa më të shpejtë sepse është detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, që vota e lirë të jetë e lirë dhe e barabartë. Është një detyrim edhe ndaj integrimit europian.

Data 8 qershor është shumë e rëndësishme e uroj që të arrihet sa më shpejt konsensusi, që BE të shënojë një raport pozitiv për ne. Duket se ka progres nga të gjitha raportimet që janë bërë. Duket se cështja ka mbetur në mirëbesim në disa elementë. Opozita sa di unë nuk ka vendosur si kusht qeveri tranzitore. Shpresoj që të reflektohet sa më shpejt në këtë drejtim.