Rreth tre vite më parë u bë I ditur lajmi arritjen e marrëveshjes që parashikonte hapjen e pikës së përbashkët kufitare Zogaj – Skje për qarkullimin ndërkombëtar rrugor. Nga kjo marrëveshje do të përfitonin edhe qindra banorë të fshatit turistik Zogaj në qytetin e Shkodrës, pasi kusht për hapjen e pikës kufitare ishte zgjerimi I aksit rrugor Shirokë – Zogaj.

Duket se ky investim ka mbetur thjesht një projekt në letër, pasi 3 vite pas firmosjes së kësaj marrëveshje nga Ministri I Brendshëm I asaj kohe Fatmir Xhafaj dhe homologu u tij në Malin e Zi Mevludin Nuhodzic, rruga sërish është vetëm me një korsi dhe pa sinjalistikë rrugore.

Një nga banorët e fshatit Zogaj, tregon zhgënjimin nga institucionet përkatëse ndërsa tregon rrezikun e shembjes së një segmenti prej 30m për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Kalimi në këtë aks rrugor me një korsi është bërë shkak I disa aksidenteve. Banorët përmes mediave, por edhe në rrugë zyrtare kanë kërkuar disa herë ndërhyrjen e bashkisë Shkodër të paktën në zgjerimin e kthesave. Edhe pas 30 vitesh, kërkesat e tyre ende nuk janë marrë parasysh.

Artikulli paraprakSHKODËR, IMPORTI I PESHKUT NGA BULLGARIA FUNDOS PESHKATARËT
Artikulli tjetërKUSHI PREZANTON 40 MATURANTËT MË TË MIRË TË VITIT: KRENARE PËR PUNËN E PËRKUSHTIMIN