ISH KRYEMINISTRI ITALIAN PRITET TË RIKTHEHET FUQISHËM NË SKENËN POLITIKE. Zgjidhja përfundimtare e procesit Ruby përbën një “lumturi të madhe” për liderin e Forcës Italiane Silvio Belusconi. Nën mbështetjen e këshilltarëve të tij Berlusconi deklaroi se tani që u shpall pafajësia dhe të gjithë kuptuan se çfarë i është dashur të kalojë gjatë këtij procesi të pasens dhe të padrejtë, ai ndihet gati të kthehet në fushë.

Berlusconi theksoi gjithashtu se së shpejti pret lajme të mira dhe nga Gjykata Europiane. Lajmi për shpalljen e pafajësisë së Berluskonit në çështjen e shumëpërfolur “Ruby” ka bashkuar në këtë “lumturi” dhe pjesëtarët e partisë pas ndarjeve dhe përplasjeve të periudhës së fundit. Gjykata e Lartë konfirmoi lirimin e Berluskonit nga çdo akuzë duke lënë përfundimisht në fuqi vendimin për pafajësinë e tij, pas apelimit të dënimit prej 7 vitesh për zhvatje dhe prostitucion me të mitur. Gjyqtarët hodhën poshtë ankesën e Prokurorit të përgjithshëm të Milanos Pietro de Petris i cili kish kërkuar anullimin e faljes.