Në datën 4 dhjetor në Universitetin e Shkodës janë mbajtur zgjedhjet për Unionin e Pavarur Ptudentor. Përmes një gare mes dy kandidatëve, fitues i këtyre zgjedhjeve është shpallur Mirlind Guri, i cili ka fituar me një diferencë prej më shumë se 400 votash nga kandidati tjetër.

Mirlindi shprehet se në vazhdim Unioni i Pavarur Studentor do të jetë një hapësirë ku të gjithë studentët e Universitetit të Shkodrës do të mund të shprehin shqetësimet e tyre. Sipas tij, konviktet janë në gjendje aspak të mirë dhe duhet vepruar për të rreguar situatën.

Sipas Gurit, problematika të tjera që vetë studentët e Universitetit të Shkodrës raportojnë dhe që do të jenë në vazhdim edhe në fokus të unionit janë edhe probleme me mungesat gjatë orëve të leksioneve. 

Unioni i Pavarur Studentor është një organ direkt i studentëve të Universitetit të Shkodrës, i cili zgjedh kryetarin çdo vit. Sipas kryetarit të ri, ky union pritet të jetë zëri i studentëve për të drejtat e tyre të shkelura.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT, DISKUTOHEN NË “TONIGHT”
Artikulli tjetërNDALOHEN DHE POLICE E DOGANIERE TE PORTIT PËR TRAFIKIMIN E 2.5 TON DROGE NGA DURRESI NE ANKONA