Ishte vjeshta e vitit 2024, kur jeta e Verës ndryshoi. Gruaja nga Ishull-Lezha, filloi të ndjente disa shqetësime fizike që nuk i kishte përjetuar më parë. Pas disa vizitave te mjekët dhe ekzaminimeve të shumta, ajo u diagnostikua me kancer gjiri dhe prej një viti tashmë, ajo po lufton me këtë sëmundje.56-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve e gjejme duke marrë mjekimet e radhës në Spitalin Rajonal të Lezhës. E fortë dhe me shumë kurajë, Vera tregon se sëmundja u kap në fazë të hershme dhe trajtimi po ecën mjaft mirë.

Forcën për ta përballuar sëmundjen, ajo e gjeti te besimi në Zot dhe mbështetja e bluzave të bardha, të cilët i qëndruan pranë në çdo hap të betejës për jetën. Ajo ka një apel të fortë për të gjitha gratë dhe vajzat: të mos kenë frikë! Vera rrëfen se ishte vetë ajo që i dha forcë edhe familjes së saj për ta përballuar këtë sfidë.

Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit në qarkun e Lezhës është rritur gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të shërbimit onkologjik, vetëm në nëntëmujorin e parë janë regjistruar 30 raste të reja, kryesisht në grupmoshën 45 deri në 60 vjeç.

Artikulli paraprakASNJË INVESTIM NË RRUGËN E BËRDICËS
Artikulli tjetërZEF PËRGEGA PREZANTON 4 LIBRA NË LEZHË