Tingujt e lashtë të veglave tona popullore po dëgjohen gjithnjë e më shumë nga duart e brezit të ri. Kërkesa për instrumente tradicionale si lahuta dhe çiftelia ka pësuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit, duke rikthyer vëmendjen te pasuria kulturore e trashëguar ndër breza. Mjeshtrit e punimit të instrumenteve dhe rapsodët konfirmojnë se interesimi nuk kufizohet më vetëm te grupimet artistike apo koleksionistët, por te të rinjtë që duan ta mbajnë gjallë këtë traditë.

Arsyet e këtij rikthimi lidhen sa me ruajtjen e identitetit kombëtar, aq edhe me tendencat e reja artistike. Ndërsa kërkesë të lartë ka edhe nga të rinjtë në emigrim që duan të lidhen me me rrënjët e tyre. Çiftelia dhe lahuta po tregojnë se nuk janë instrumenta muzikore muzeale pasi interesi i ri i brezit të ri provon se trashëgimia shpirtërore shqiptare vazhdon të jetë e gjallë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBANORËT E FIERZËS KUNDËR BASHKIMIT ME PUKËN
Artikulli tjetërNJË KËND I RI LOJËRASH NË LAGJEN XHABIJE