Zguri: Procesi në tërësi po shkon mirë, po liderët politikë të respektojnë heshtjen zgjedhore

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka deklaruar sot në orën 15:00 se procesi zgjedhor në tërësi po shkon mirë, përjashtuar probleme të dorës së dytë që nuk kanë ndikim të madh. Ai sqaroi se KQZ-ja nuk ka marrë vendim dhe as ka urdhëruar për të ndaluar fjalën apo fjalimet e politikanëve shqiptarë , megjithatë u kujtoi atyre që kush bën fushatë një ditë para zgjedhjeve dhe gjatë ditës së zgjedhje është në shkelje të ligjit zgjedhor. “Kodi Zgjedhor bën fjalë për heshtje zgjedhore, pra të mos bësh fushatë një ditë para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.” “Dua ta them se procesi relativisht po shkon mirë, po për shkak të disa parregullsive më duhej të dilja t’u kujtoja disa personave që kanë përgjegjësi që ta kryejnë detyrën sipas ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Kjo është detyra jonë dhe besoj se kështu do të shkojë. Procesi po shkon shumë mirë. Duke përjashtuar ndonjë parregullsi të dorës së dytë qënuk ndikon, në tërësi po shkon shumë mirë dhe po monitorohet në çdo cep të Shqiëprisë

Artikulli paraprak59-VJEÇARI SHKON PËR TË VOTUAR, POR DIKUSH TJETËR KISHTE KRYER VOTIMIN
Artikulli tjetërNË TRUSH KA TË REJA, JA ÇFARË PO NDODH