
Situata gripale që ka përfshirë vendin dhe shtimi I infeksioneve që qarkullojnë këtë periduhë ka rritur vigjilencën e mjekëve jo vetëm në spitalin e Shkodrës por edhe në qendrat shëndetësore të njësive administrative. Mjeku I qendrës shëndetësore Mes, Sokol Zhabjaku tregon se si ka nisur vaksinimi 4 muaj më parë për forcimin e imunitetit të banorëve të zonës, kryesisht moshës së tretë.
Mjeku Zhabjaku tregon se janë kryer rreth 600 viksina antigrip, një shifër kjo e kënaqshme krahasuar me banorët e zonës që mbulon qendra shëndetësore
Kjo qendër shëndetësore ka patur një rekord pozitiv të vaksinimit kundër gripit, nga viti në vit