
Aksi Nderlysaj – Breg Lumi është zhbllokuar plotësisht.
Pas orëve të gjata pune, pa ndalim dhe pavarësisht kushteve të vështira të motit, segmenti u hap deri në orët e vona të natës duke rikthyer qarkullimin në zonë.
Dua të falenderoj forcat e Ushtrisë, administratorin e Njësisë Shalë, Mikel Kopsaj, banorët e zonës, ndërmarrjet e Bashkisë dhe ekipin e emergjencave civile, që punuan dhe qëndruan në terren deri në normalizimin e situatës.


