Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë mbrëmje se qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur, por vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët.

Mjetet që kanë nevojë të lëvizin, këshillohen të qarkullojnë tani, me qëllim shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të vona të natës. Reshjet e borës po vazhdojnë dhe, nëse shtohen gjatë natës, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve.

Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për çdo situatë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNDËRRON JETË PASTIÇIERI SHKODRAN MARK POJA
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË FORMË SHTRËNGATE, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME