
Të gjithë ata qytetarë shkodran, vizitorë dhe turistë që duan të vijnë me makinë deri tek hotel “Colosseo” nga ora 17:00 deri në orën 24:00 tashmë e kanë një zgjidhje. Bashkia Shkodër ka vendosur që pjesën e rrugës pas hotel “Colosseo”, pranë Kishës Françeskane ta zhbllokojë nga ora 17:00 deri në orën 24:00 për automjetet. Kjo është edhe harta përkatëse se si mund të vijnë automjetet deri tek parkingu i hotel “Colosseo”. Nga pjesa e kryqëzimit të ish degës automjetet gjatë fashos së orarit 17:00 deri në 24:00 mund të vijnë deri tek hotel “Golden Palace” dhe në rrugicën përballë mund të futen për të vijuar rrugën më pas deri tek parking i hotel “Colosseo” ose Kisha Françeskane.
Po ashtu edhe dalja bëhet në atë kah në një rrugicë më përpara orientuar nga ndryshimi i tabelave. Kjo është një zgjidhje e pranueshme nga ana e bashkisë Shkodër e cila nuk prish as vendimin për t’i dhënë prioritet lëvizjes së këmbësorëve në qendër të qytetit por nga ana tjetër nuk bllokon hotelerinë dhe bizneset e qendrës së qytetit bashkë me kishën françeskane. Tashmë deri më 31 dhjetor nga ora 17:00 deri në orën 24:00 lëvizja e automjeteve do të vëhet në këtë mënyrë tek pjesa pas hotel “Colosseo” ku automjetet të orientuara nga tabelat përkatëse mund të hyjnë dhe të dalin në atë zonë.
Ndërkohë ashtu si më përpara edhe pjesa nga kryqëzim i ish degës deri tek hotel “Golden Palace” është e hapur për automjetet të cilët më pas nëse duan të vijnë në drejtim të hotel “Colosseo” ose kishës françeskane e kanë këtë mundësi. Ky ndryshim i lëvizjes në qytet nga bashkia Shkodër është pritur me pozitivitet qoftë nga hotelet në qendër duke iu dhënë një mundësi por edhe nga gjithë bizneset e tjera, banorët e zonës dhe kisha françeskane të cilët tashmë kanë mundësi hyrje dalje përmes akseve rrugore.


